UEFA zyrtarizon oraret e ndeshjeve të turit të dytë të Europa League për klubet e Superiores dhe Teuta sërish do të duhet të luajë në mes të vapës. Takimi kundër Granada do të zhvillohet prej orës 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Shkak për orarin janë prozhektorët e këtij stadiumi, të palicencuara nga UEFA.
Pas durrsakëve në fushë zbret Laçi, që do të luajë në “Elbasan Arena” prej orës 19:00 kundër Hapoel Beer Sheva. Në të shkuarën bardhezinjtë kanë luajtur në shtëpi, por këtë herë është e pamundur për shkak të kushteve shtesë prej situatës së ka krijuar pandemia e COVID-19.
Një orë më parë, prej orës 20:00 Kukësi do të sfidojë gjermanët e Wolfsburg. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet. /abcnews.al
EUROPA LEAGUE – Turi i dytë kualifikues
E enjte, më 17 shtator 2020
Ora 16:00 | Teuta-Granada (Stadiumi “Niko Dovana”)
Ora 19:00 | Laçi-Hapoel Beer Sheva (Stadiumi “Elbasan Arena”)
Ora 20:00 | Kukësi-Wolfsburg (Stadiumi “Air Albania”)