Europa League/ Sporting me “një këmbë” në fazën tjetër, Galata mund me vuajtje Sparta-n e Laçit, Marseille ngec ndaj Shkahtar

schedule20:56 - 15 Shkurt, 2024

schedule 20:56 - 15 Shkurt, 2024

Nuk ka përfunduar vetëm përballja Feyenoord-Roma, nga katër sfidat e para e raundit të 1/16-ve, të UEFA Europa League, teksa rezultate spektakolare, mund të thuhet se kanë prodhuar të gjitha ndeshjet e kësaj të entenje, me tre sfidat e mbetura, që kanë prodhuar në total, plot 13 gola.

Këshut, në “Rams Park”, “Luanët” e Galatasaray kanë arritur një fitore të madhe, ndaj çekëve të Sparta Prague, me rezultatin e ngushtë, 3 me 2. Një gol i Demirbay, në minutën e 19’-të, një autogol i Krejci, në minutën e 60’-të, si dhe goli i “bomberit” argjentinas, Mauro Icardi mjaftuan që “gjigantët” e futbollit tur, të nxirrnin të pavlefshëm golat Preciado e Kuchta, të shënuar në minutat 47’ e 65’.

Në përballjen tjetër, atë të “Volksparkstadion”, të Hamburgut, “Të Kaltërit” e Marseille janë shokuar në “frymën e fundit”, të sfidës, ndaj ukrainasve, të Shakhtar Donetsk, me sfidën që ka përfunduar në rezultatin e paqtë, 2 me 2. Për francezët, golat erdhën nga Pierre-Emerick Aubameyang e Iliman Ndiaye, në minutat 64’ e 90’, ndërsa për ukrainasit, golat u shënuan nga Matviienko dhe Eguinaldo, në minutat 68’ e 93’.

Ndërkaq, në përballjen e fundit, të orës 18:45, “gjigantët” portugez, të Sporting Lisbon kanë arritur një fitore të madhe, në “Stadion Ëakndorf”, të Bernës, me portugezët që u mjaftuan nga një autogol i Amenda, në minutën e 31’-të, goli i “bomberit” suedez, Viktor Gyokeres, në minutën e 41’-të, si dhe goli i “shtatlartit” të mbrojtjes, Goncalo Inacio, ndërsa për vendasit golin e “nderit” e shënoi, Ugrinic, në minutën e 42’-të, të sfidës.

Tashmë për të “vulosur” përfundimisht të kualifikuarit për në raundin e radhës, të UEFA Europa League do të shërbejnë ndeshjet e kthimit, ku deri më tani mund të themi se e vetmja skuadër “e kualifikuar” është Sporting Lisbon, megjithatë gjithçka do të vendoset mbrëmjen e 22 shkurtit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Galatasaray 3 – 2 Sparta Prague

Young Boys 1 – 3 Sporting Lisbon

Shakhtar Donetsk 2 – 2 Olympique Marseille