EUROPA LEAGUE/ Çerekfinalet: Olayinka sfidon ekipin e zemrës, Kastrati Villarealin

schedule10:31 - 8 Prill, 2021

schedule 10:31 - 8 Prill, 2021

Europa League rikthehet dhe sonte prej orës 21:00 do të zhvillohen çerekfinalet e para. Momentalisht vetëm një shqiptar ka mundësinë të luajë dhe ai është Lirim Kastrati, i cili luan me Dinamo Zagreb që bëri mrekullinë duke eliminuar anglezët e Tottenham.

Kroatët sonte përballen me spanjollët e Villareal, që shikohen si favoritë. Takimi më interesant shikohet ai mes Ajaxit dhe Romës. Italianët nuk do ta kenë në dispozicion mbrojtësin Marash Kumbulla. Shqiptari është dëmtuar në gju dhe e ka mbyllur sezonin.

Një njohje e shqiptarëve luan sonte. Bëhet fjalë për Peter Olayinka, sulmuesi e Slavia Prague që do të përballet me skuadrën e tij të preferuar, Arsenalin. Në program është edhe Granada-Manchester United, duel për t’u parë edhe ky. Spanjollët për herë të parë luajnë në fazën çerekfinale, në sezonin debutues në Europë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!