“Europa do të blejë naftën ruse përmes vendeve të treta”

schedule11:27 - 4 Maj, 2022

schedule 11:27 - 4 Maj, 2022

Europa do të vazhdojë të blejë naftën ruse përmes vendeve të treta pasi vendosjes së embargos së BE-së, sipas një zyrtari rus. Deputeti Vladimir Dzhabarov tha se udhëheqësit e Europës “janë çmendur”, shkruan BBC.

“Ata thonë se nuk do të blejmë naftë nga ne. Epo, mos e bleni, ne nuk ju detyrojmë “, tha ai. “Por do ta blini vetëm përmes vendeve të treta. Nafta jonë është e njëjtë, vetëm më e shtrenjtë.”

Por që të miratohen, sanksionet kërkojnë mbështetje unanime midis 27 vendeve të BE-së, ndërsa Sllovenia tashmë ka treguar se do të kërkojë përjashtim dhe Hungaria sugjeron që sanksionet mbi furnizimet me energji janë një “vijë e kuqe” për ta.

Masat e tjera të propozuara përfshijnë:

-Bërja e një liste me oficerët e lartë ushtarakë dhe individë të tjerë që akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës në Bucha dhe ata që janë përgjegjës për rrethimin e Mariupolit

-Ndalimin e tre transmetuesve shtetërorë rusë nga transmetimet e BE-së.

-Dëbimin e SberBank, deri tani banka më të madhe të Rusisë, nga sistemi i pagesave Swift, së bashku me dy banka të tjera të mëdha.

Presidentja e KE, shtoi se Evropa ka një përgjegjësi të veçantë ndaj Ukrainës dhe gjithashtu propozoi një “paketë ambicioze rimëkëmbjeje” për vendin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!