Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Europa dhe drejtësia me standarte të dyfishta/ Mërtiri: Prokurori vepron me subjektivitet. Çupi: SPAK ka shkelur doktrinën e ligjit

schedule21:19 - 23 Prill, 2026

schedule 21:19 - 23 Prill, 2026

Shqipëria synon ‘Europën’, por një prej hallkave më të rëndësishme të integrimit është drejtësia. Rastet e viteve të fundit të togave të zeza ngrenë pikëpyetje mbi standartet e dyfishta të saja.

Analisti Ergys Mërtiri tha se standarti është ligji, ndërsa prokurori vepron me subjektivitet duke iu referuar paraburgimit ose hetimit në gjendje të lirë.

“Duhet standardi i njëjtë; një çështje hetimore hetohet nga prokurorë të SPAK që kanë vlerësime të ndryshme për çështje të ndryshme. Një prokuror mendon që kjo çështje duhet të hetohet në gjendje të lirë ose jo; është subjektive. Standardi është ligji dhe ai i kalon prokurorit të gjykojë.



Mundet që prokurorët, që janë dy persona të ndryshëm, meqë ai futi në burg Metën, do fusë në burg edhe Saliun; secili gjykon në mënyrën e vet. Sa mundësi ka të arratiset, sa mundësi ka të dëmtojë provat. Njëri për korrupsion, tjetri për shpërdorim detyre.”

Analisti Frrok Çupi shtoi se SPAK ka shkelur doktrinën e ligjit, dhe se ‘Europa’ ka marrë vendimin që SPAK të hetojë 21 janarin, një çështje ku drejtësia ka mbetur prej kohësh në udhëkryq.

“Raporti i drejtpërdrejtë me SPAK nuk është ndërtuar si një kauzë për të pranuar ose jo Shqipërinë në BE. SPAK po shkel ligjin dhe doktrinën e ligjit që duhet të ndërtohet në mënyrë të drejtë; ajo pjesë që është morale është të njoftosh publikun pse arrestohet ish-presidenti.

Nëse do kemi probleme me drejtësinë, kemi Strasburgun dhe ka marrë një vendim dhe ka detyruar SPAK që të hetojë 21 janarin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!