Eurogrupi arrin marrëveshje për borxhin, pas 8 vitesh përfundon kriza e Greqisë

schedule10:23 - 22 Qershor, 2018

schedule 10:23 - 22 Qershor, 2018

Greqia ka lënë pas krizën financiare 8-vjeçare dhe tashmë i është rikthyer normalitetit. Qeveria e Athinës ka arritur marrëveshje me Eurogrupin dhe është larguar nga plani i shpëtimit, që vendosi shumë masa shtrënguese.

Pas rreth tetë orësh negociatash, Eurogrupi arriti në një marrëveshje në parim për largimin e Greqisë nga programi i ndihmës, i cili përmban ndër të tjera masa për lehtësimin e borxhit. Ministrat e eurozonës pastaj vendosën që kësti i fundit i kredive të jetë 15 miliardë euro. Në tetë vjet, Athina ka marrë mbi 273 miliardë euro ndihmë në tre programe shpëtimi, në këmbim të reformave shpesh të dhimbshme dhe masave shtrënguese.

Sipas marrëveshjes, Greqia mund të shtyjë pagesën e 110 miliardë eurove të kredive të marra nga Fondi I vjetër Shtet-shpëtues Efsf, dhe “periudha e faljes” zgjatet për 10 vjet të tjera. 15 miliardë të këstit të ndihmës përfundimtare do t’i japin qeverisë një shtesë kapitali që do të mbulojë të gjitha nevojat financiare të vitit të ardhshëm. “Greqia largohet nga programi i ndihmës me një ekonomi më të fortë, të fituar falë reformave dhe është e rëndësishme që ajo të vazhdojë me përpjekjet për reforma”, thuhet në deklaratën përfundimtare të Eurogrupit.

“Kjo që po shikojmë është një moment historic dhe I jashtëzakonshëm, kriza greke përfundon në Luksemburg”, kështu u shpreh eurkomisioneri për punët ekonomike, Pierre Moscovici në përfundim të Eurogrupit. Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto së Greqisë ka arritur 1.4% të PBB-së në vitin 2017 dhe pritet të përshpejtohet edhe më tej këtë vit, duke treguar një zgjerim prej 1.9%, ndërsa vitin e ardhshëm shihet me + 2.3%. Përpjekjet kanë paguar edhe për sa i përket llogarive publike. Në fakt, Greqia tani ka një suficit buxhetor prej 0.8% të PBB-së, një hap gjigant nëse mendojmë se në vitin 2009 kishte një deficit prej 15.1%. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!