Për shkak të një pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës, shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare dhe vrasjes së civilëve, Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe t’i hiqet e drejta e vetos, kështu ka deklaruar eurodeputetja gjermane von Cramon, sipas ukrinform
“Rusia e Putinit u shndërrua në një shtet që ka shkelur të gjitha parimet kryesore të ligjit ndërkombëtar duke pushtuar Ukrainën dhe duke vrarë civilë. Është e papranueshme që një vend me një histori të tillë të jetë ende anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të ketë të drejtën e vetos për rezolutat vendimtare”, tha eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel.
“Të gjitha krimet e kryera nga Kremlini në Ukrainë, vdekja e çdo civili do të hetohen tërësisht.”
Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e pushtimit të Ukrainës. Trupat ruse kanë shkatërruar objektet kryesore të infrastrukturës, duke kryer sulme masive në lagjet e banuara të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës duke përdorur artileri dhe raketa balistike.
Ukraina vendosi ligjin ushtarak dhe shpalli mobilizimin e përgjithshëm. Vendi gjithashtu ngriti një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës. Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, nisi fillimin e hetimeve për situatën në Ukrainë.
/abcnews.al