Eurodeputeti fshikullon korrupsionin në Ballkan dhe bankat për hidrocentralet

schedule18:04 - 8 Mars, 2019

schedule 18:04 - 8 Mars, 2019

Në një intervistë për ABC News eurodeputeti Thomas Waitz ka kritikuar ashpër qeveritë e Ballkanit, por edhe Bankat Europiane që mbështesin ndërtimin e hidrocentraleve, me pasoja shkatërruese për natyrën dhe biodiversitetin.

Mbrojtja e Vjosës dhe e Valbonës  ishin në qendër të konferencës së organizuar në Parlamentin Europian me titull “Të mbrohen lumenjtë e Ballkanit”. Kritika të ashpra u janë drejtuar qeverive të Ballkanit dhe bankave europiane që mbështesin ndërtimin e hidrocentraleve, që sjellin vdekjen e lumenjve të fundit të egër në Europë dhe shkaktojnë dëme shumë të mëdha për biodiversitetin, ekologjinë dhe popullsinê lokale. Sipas eurodeputetit të gjelbër, Thomas Waitz, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit në një periudhë afatgjatë do të kishin përfitime shumë më të mëdha nga turizmi natyror dhe i komuniteteve lokale sesa përfitimet që sjellin hidrocentralet që synohen ndërtohen në këto zona.

Thomas Waitz, eurodeputet: “Si ka mundësi që qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjës apo Serbisë janë tê gatshme që të shkatërrojnë trashëgiminë e tyre kombëtare natyrore ? Kjo vjen pêr shkak të korrupsionit. Cili nga ju e di se ç’pjesë e asaj që planifikohet për ndërtimin e hidrocentraleve shkon konkretisht aty? Eshtë pikërisht kjo industria konkrete që lobon jo vetëm përmes fjalëve, por edhe përmes çeqeve dhe shet shumë më tepër zyrtarisht sesa përdoret konkretisht. Dhe ja si vijnë të ardhurat dhe ja si paguhen politikanët”.

Masterplani ekologjik i prezantuar nga Cornelia Wieser i organizatës “River Watch” dhe Theresa Schiller  i “EcoNatur”, evidenton se edhe me ndërtimin e hidrocentraleve të planifikuara, nuk përmbushen nevojat për energji të popullatës në Ballkan. Sipas studimeve, energjia e erës dhe diellore mund të përmbushin objektivat për energji të rinovueshme, duke zëvendësuar atë të hidrocentralave Ndërkohë, eurodeputeti austriak Ëaitz ka fshikulluar edhe bankat europiane për mbështetjen e disa  projekteve të hidrocentraleve.

Thomas Waitz, eurodeputet:Pjesë e këtyre zhvillimeve janë edhe bankat europiane dhe investimet europiane.Eshtë banka europiane e zhvillimit dhe ajo e ndërtimit dhe rikonstruksionit që japin hua për këto projekte. Bzuar në këtë, banka të tjera, si banka botërore u bashkohen këtyre projekteve. Dhe duhet t’i bëjmë pyetjen vetes: Çfarë bën BE-ja për këtë ? Ne flasim kaq shumë për mbrojtjen e mjedisit dhe shpenzojmë me miliarda për këtë dhe pastaj u japim hua projekteve për të shkatërruar atë që duam të ruajmë, vetëm sepse këto vende nuk janë ende anëtare të BE-së.”

Sasia e peshqve të ujit të pastër të lumenjve të Ballkanit përbëjnë 28% të peshqve të rrezikuar Europës, dhe moluskët përbëjnë 40% të moluskëve të rrezikuar të Europës. Pjesëmarrësit janë njohur me karakterin unik të Vjosës dhe Valbonës, si edhe aksioneve që janë bërë për të mbrojtur lumenjtë e Ballkanit përmes dokumentarëve të Elton Baxhakut dhe Artan Ramës.Konferanca u organizuar nga grupimit i të majtës së bashkuar europiane dhe të majtës së gjelbër nordike GUE/NGL të Parlamentit Europian. Morën pjesë gazetarë investigativë nga Shqipëria dhe rajoni, si edhe aktivistë të komuniteteteve lokale për mbrojtjen e lumenjve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!