Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eurodeputeti austriak-Vuçiçit: Hapi i parë drejt BE-së duhet të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës pa vonesë

schedule12:47 - 7 Maj, 2022

schedule 12:47 - 7 Maj, 2022

Eurodeputeti austriak, Lucas Mandl, i ka thënë presidentit serb Aleksander Vuçiç se hapi i parë drejt BE-së duhet të jetë njohja e Republikës së Kosovës pa vonesë.

“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast në Serbi) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse Vuçiç e mban mend tani. Hapi i parë pas kësaj “përvoje të Damaskut” duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Mandl.

Përvoja e Damaskut shprehje të cilën eurodeputeti ia ka përmendur presidentit serb nënkupton një përvojë që e ndryshon totalisht mënyrë e të menduarit për diçka, në këtë rast njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Vuçiç.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!