Euro rritet 3 pikë në një ditë, u këmbye me 104,7 lekë. Banka e Shqipërisë bleu 170 milionë euro këtë vit

schedule19:14 - 3 Gusht, 2023

schedule 19:14 - 3 Gusht, 2023

Pas paralajmërimit, Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë sasisë e eurove që do blejë në tregun shqiptar. Në total parashikohet që përgjatë vitit 2023 të blihen rreth 300 milionë euro ndërsa më herët ishte planifikuar një fashë prej 160-220 milionë eurosh nga tregu i brendshëm me qëllim rritjen e rezervës.

Deri më tani gjatë vitit 2023, Banka e Shqipërisë ka blerë 170 milionë euro në tregun e brendshëm valutor, kryesisht nëpërmjet ankandeve të planifikuara për rritjen e rezervës.

Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka ardhur në forcim të vazhdueshëm gjatë vitit 2023. Në terma vjetorë, ky forcim regjistroi një vlerë mesatare prej 8.5% gjatë tremujorit të dytë dhe u përshpejtua më tej në muajin korrik, duke regjistruar vlerën 12.1%.

Por mesa duket ndryshimi i kufirit për blerjen e eurove ka dhënë efektet e para në kursin e këmbimit valuator. Gjatë së enejtes një euro është këmbyet me 104,70 lekë duke pësuar një forcim me gati 3 pikë në një ditë.

Rritja e kursit sipas agjentëve të tregut nisi që pas deklaratës së guvernatorit  se do të shtojnë blerjen e sasisë së eurove në treg.

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë theksoi se forcimi i Lekut ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojten e ekonomisë shqiptare nga vala inflacioniste dhe ka lejuar mbajtjen e normave më të ulëta të interesit krahasuar me ekonomitë e tjera të Europës. Por, nga ana tjetër, forcimi i mëtejshëm i lekut mund të dëmtojë rëndë sektorët eksportues të ekonomisë, duke përfshirë turizmin  dhe ecurinë e ekonomisë shqiptare./abcnews.al