Euro Rrasa, skulptori që ruan traditat e Myzeqesë tregon historinë e emrit: Kur udhëtoj në sportele çuditen

schedule10:30 - 30 Maj, 2023

schedule 10:30 - 30 Maj, 2023

Euro Rrasa është student i skulpturës në Universitetin e Arteve, i cili njihet nga të gjithë si “lali” i Myzeqesë, që ruan ende traditat e zonës. Këtë gjë ai e tregon dhe te punimet që realizon.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Euro ka treguar gjithçka, duke u ndalur dhe te historia e emrit të veçantë.

Ai ka zbuluar se ishte babai që e ka zgjedhur përpara se kartmonedha europiane të quhej e tillë.

Kam kontrolluar në INSTAT dhe janë jo më shumë se 10 persona me emrin Euro, por edhe ata 10 që janë e kanë me prapashtesë si Eurolind, Eurora, por jo fiks Euro. Vetëm emrin kam deri tani, më vonë të shohim nëse skulptura do na japi mundësi për të mos pasur vetëm emrin.

Im atë ishte emigrant në Greqi për punë si të gjithë shqiptarët atëherë dhe një ditë i bie në dorë një gazetë nga lajmet europiane, që Europa do të bënte kartmonedhën e saj dhe do ta quante Euro. U kthye këtu, linda unë dhe më vendosi emrin Euro. Im atë e mori Euron para Europës dhe unë jam më i vjetër sesa Euro.

Kur udhëtoj jashtë shtetit dhe shikojnë në pasaportë emrin Euro, ata të sporteleve çuditen dhe thonë: ‘Seriozisht Euro?!’. Edhe kaloj pastaj, më thonë: ‘Kalo, ti je i mirëpritur’”, u shpreh Euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!