Euro, ora dhe sende me vlerë: Grabitet shtëpia e sulmuesit të Lazios

schedule12:40 - 26 Tetor, 2020

schedule 12:40 - 26 Tetor, 2020

Joaquin Correa e nisi si titullar me Lazion ndeshjen e së shtunës kundër Bologna në “Olimpico”. Bardhekaltrit e Simone Inzaghit fituan 2-1 falë golave të Luis Albertos dhe Ciro Immobiles, teksa sulmuesi argjentinas i la postin Vedat Muriqit në minutën e 63-të.

Gjatë kësaj kohe shtëpia e tij është grabitur. Lojtari ka marrë lajmin negativ me të mbaruar ndeshja dhe ka shpërthyer me anë të një postimi në “Instagram”. “Po ju pres bij k****sh“, shkruajti 26-vjeçari, postim të cilin e fshiu më pas.

 

Correa dhe Thomas Strakosha

Ai ka denoncuar ngjarjen në polici dhe ka nisur puna për kapjen e hajdutëve. 7 mijë euro, ora dore dhe sende të tjera të çmuara kanë arritur të marrin grabitësit. Hetimet kanë nisur dhe po bazohen te pamjet e kamerave të shumta në kompleksin ku banon lojtari latin.

Vjedhja e shtëpive të futbollistëve kur këta të fundit ndodhen në fushë duke luajtur, është kthyer në trend kohët e fundit. Correa i bashkohet listës së lojtarëve që e kanë pësuar më parë, si Cristiano Ronaldo, Benzema, Hamsik, Icardi, Casemiro dhe Morata. /abcnews.al