“Euro në nivele minimale”, Meta: Paketa fiskale takson profesionet e lira, shkakton humbje te bizneset

schedule13:52 - 17 Nëntor, 2023

schedule 13:52 - 17 Nëntor, 2023

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat u ndal të rënia e euros, si edhe tek çmimi i naftës.

“Zhvlerësimi i euros është në të njëjtat nivele në korrik-gusht, kur ishte fluksi i turizmit, por sot nuk ka asnjë arsye veçse interesit të qeverisë për pastrimin e parave të pista. Nga ky zhvlerësim e pësojnë bizneset fasonë dhe se zëri i tyre nuk dëgjohet”, ka thënë ai.

Meta u shpreh se euro tashmë është në nivele minimale duke thënë se gjithashtu se Shqipëria është vendi më i shtrenjtë në rajon dhe sipas tij çmimi i naftës është rritur.

“Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë naftën me çmime të larta”, ka thënë Meta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!