Mbrëmjen e kësaj të mërkure në ekranin e ABC News, nën drejtmin e gazetarit Maks Tashi nisi emisioni më i ri “Euro Kuqezi’, që do të na shoqërojë përgjatë gjithë Kampionatit Evropian.
Ndër të ftuarit e puntatës së parë, të këtij emisioni ishte edhe një ish-lojtar i njohur në Kategorinë Superiore, Afrim Tole, foli gjatë për përballjen e Kombëtares me Kroacinë, teksa theksoi se nëse tekniku Sylvinho do t’i bënte më herë zëvendësime dhe në fushën e lojës do të hidhej Broja, ndeshja mund të kishte patur një fund tjetër.
“Entizuami ishte shumë i madh për sportdashësit. Në gjykimin tim do të thoja se ndrrimet duhet të bëheshin më herët dhe ju e patë vetë që loja ndryshoi sapo Sylvinho hodhi në fushë lojtarët e rinj, pasi kishim 25 minuta që ishim mbyllur mbrapa dhe nuk po sulmonim.
Nuk kam asnjë lloj info mbi mungesën e Brojës, por do të doja që Broja të ishte sot. Po të shikonim krijuam raste dhe dolëm para portës. Broja është një lojtar që ka energji dhe ndihmon ekipin, jo se nuk e bërë Manaj, por duke parë presionin kroat do të kërkoja që Broja të ishtë në pjesën e dytë dhe jo vetëm, pasi Hoxha ishte gjithashtu deciziv.
Nëse do të ishin bërë më herë do të kishim fatin të fitonim. Unë sot ndeshjen e shikoja të fituar. Ishim goxha lart në krahasim me Kroacinë, por prap do të thoja se është vendi i 3-të në Botërorin e Katarit dhe ka lojtarë të mëdhenj. Ajo që shikoj është eksperienca. Si Franca, Anglia dhe gjithë ekipet e tjera kanë fituar shumë ngushtë, Ļka do të thotë se është rritur gjithandej futbolli, këtu fus edhe Shqipërinë.
Deri në 80% ky është formacioni i duhur. Do t’i jepja mundësinë Balliut. Do të fusja MuĻin, Hoxhën, Dakun edhe Brojën. Të gjithë kanë dhënë për ekipin Kombëtar, por do të fusja këta fillimisht”,- u shpreh Tole. /i.m /abcnews.al