EURO 2024/  Përplasje “gjigantësh” në “Veltnis Arena”, grupet B e C diskutojnë “hesapet” e kualifkimit

schedule11:56 - 20 Qershor, 2024

schedule 11:56 - 20 Qershor, 2024

Nisi me një mbrëmje spektakolare dhe pritet që i gjithë turneu të jetë i tillë. Kampionati Evropan i futbollit çeli siparin, mbrëmjen e së premtes, që sapo lamë pas, me “Pancerat” gjermanë, organizator të këtij eventi, që siguruan një fitore të madhe me pesë gola, duke argëtuar tifozat anë e mbanë botës dhe argëtimi do të vazhdojë sërish këtë të enjte, kësaj here me tre sfida spektakolare.

Kështu, në orën 15:00 vjen përballja e parë, e xhiros së dytë, në Grupin C, Slloveni-Serbi, dy përfaqësueses, që zhvlluan ndeshjen të mëdha, përballë kundërshtarëve në raundin e parë dhe tashmë kërkojnë përballë njëra-tjetrës, pikë që mund t’i sigurojnë kualifikimin për në faza të mëtejshme të Euro 2024.

Në orën 18:00, “Tra Luanët” e Anglisë do të kërkojnë fitoren e dytë të Grupit C, ku në “Deutsche Bank Park”, do të tentojnë triumfin e madh, që i siguron kalimin për në fazën me eleminim direkt të kompeticionit, teksa kësaj here përballe do të ketë “Vikingët” e Danimarkëës, ekip që di si të rezistojë, por edhe të surprizojë kundërsharët.

Në fund të ditës vjen padyshim sfida më spektakolare dhe e fundit, për xhiron e dytë të fazës së grupeve, në Grupin B, ku në “Veltnis Arena” do të përballen dy “shkolla” të futbollit evropian, Spanja dhe Italia, në një përballje “jetë” a vdekje, ku gjithçka kërkohet është fitorja për të mbyllur çdo hesap sa i takon kualifikimit në raundin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al

Ndeshjet e së enjtes:

Grupi B

Ora 21:00, “Veltnis Arena”

Spanjë – Itali

Grupi C

Ora 15:00, “Allianz Arena”

Slloveni – Serbi

Ora 18:00, “Deutsch Bank Park”

Danimarkë- Angli

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!