EURO 2024/ “Pancerat” ruajnë “fronin” nga “Helvetët”, Hungaria “ëndërron” kualifikimin për në fazën tjetër

schedule22:56 - 23 Qershor, 2024

schedule 22:56 - 23 Qershor, 2024

Ishin padyshim rezultate surprizuese, duke filluar që nga fitorja e Hungarisë, 1 me 0, me Hungarinë, në “MHP Arena” të Shtutgartit e deri te barazimi i “Helvetëve” zvicranë, përballë “Pancerave” vendas, në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit duke e mbyllur në këtë mënyrë fazën e grupeve të Kampionati Evropian i fubtbollit, Euro 2024.

Kështu, në “MHP Arena”, Hungaria e teknikut Marco Rossi, mundi Skocinë falë një domnimi total të sfidës, duke arritur të sigurojnë 3 pikët e nevojshme, që mund ta poziciononin në mes gjashtë më të mirave të vendit të tretë.

Në anë tjetër, Gjermania barazoi 1 me 1, me Zvicrën, teksa mund të thuhet se ishte një rezultat i arrirë me shuëm fat. Gol i parë i sfidës erdhi pikërisht nga “Helvetët”, të cilët gjetën avantazhin falë dyshes së Bologna, Freuler-Ndoye, me këtë të fundit, që dërgon furishëm topin në rrjetën e Neuer. Menjëherë pas pësimit të golit, “Pancerat” u hodhën menjëherë në sulm, mirëpo goli i barazimit do të vinte vetëm në “frymën e fundit” të sfidës, me “bomberin” e Dortmund, Niclas Fullkrug, që çoi sferën pas shpatullave të Sommer, për të shpëtuar skuadrën e tij nga turpi në “shtëpi”.

Falë këtyre rezultateve, Gjermania e mbyll përfundimisht rrugëtimin në fazën e grupeve, në vendin e parë, me 7 pikë, vetëm 2 më shumë se Zvicra e vendit të dytë, e cila siguron gjithashtu kualifikimin për në fazën e ardhshme. Ndërkaq, në vendin e tretë pozicionohet Hungaria, me 3 pikë, ndërsa në fund renditen skocezët me vetëm 1 pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!