Pakkush kishte dyshime, por tashmë është zyrtare, “Gjigantët” turq të Besiktas ka bërë të ditur se Ernest Muçi do të jetë i grumbulluar nga trajneri Sylvinho si pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.
Trajneri Sylvinho do të bëjë publike këtë të hënë në orën 16:00 listën e kuqezinjve për grumbullimin përgatitor dhe pjesëmarrjen në Europian, por Besaiktas i ka paraprirë brazilianit. Klubi turk publikoi këtë të hënë listën e emrave të lojtarëve të tij të grumbulluar nga përfaqësuesit në ditët e ardhshme dhe mes tyre nuk mund të mungonte emri i Muçit.
Fantazisti shqiptar ka qenë në një formë mjaft të mirë në këtë sezon, në pjesën e parë me Legian dhe në të dytën me klubin turk, ndaj pakkush kishte dyshime që do të ishte pjesë e grumbullimit të Shqipërisë. Ai pritet të rivalizoje me Nedim Bajramin për një vend në mesfushën e Kombëtares, pasi Sylvinho i sheh këta dy lojtarë si të ngjashëm në tiparet e tyre në funksion të lojës së “Kuqezinjve”. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i Besiktas: