Euro 2024/ Humbi ndaj Zvicrës, Mema: Nuk pamë futboll te Italia, ishte si një skuadër lagjeje

schedule23:28 - 29 Qershor, 2024

schedule 23:28 - 29 Qershor, 2024

“Të Kaltrit” e Italisë janë të eliminuarit e parë, në fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me kampionët e edicionit të shkuar, që u mundën me rezultatin e pastër, 2 me 0, nga “Helvetët” e Zvicrës, në sy të 68.172 të pranishmëve, në “Olympiastadion”, të Berlinit.

Trajneri Ardian Mema, i ftuar në Euro Kuqezi, në ABC News, u shpreh se Italia ndeshjen reale e kishte me Zvicrën dhe bëri më të keqen e mundshme.

“Bëhet fjalë për një gjeneratë të keqe të Italisë. Por nuk është vonë kurrë që Italia të marrë veten. Por u bë një kohë e gjatë që Italia të mos marrë pjesë në botërore. Duhet parë edhe në një këndvështrim tjetër. E thamë që tani fillojnë ndeshjet reale. Italia ndeshjen reale e kishte me Zvicrën dhe bëri më të keqen e mundshme.

Sot nuk e parë fare mbrojtjen. Më agresive ishte Zvicra. Të marrësh të dyja ndeshjet, Gjermani-Danimarkë, Danimarka pavarësisht se si ishte rezultati, pamë një skuadër që luajti. Po luan kundër Gjermanisë. Nuk pamë futboll te Italia, ishte si një skuadër lagjeje.”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!