HAMBURG- Tifozët shqiptarë me aktet e tyre të qytetarisë po tregojnë se janë “emblema” më e bukur e tifozëve në kampionatin Europian të Futbollit, Euro 2024.
Para dhe pas ndeshjes me Kroacinë, tifozët mbushën rrugët duke dhuruar spektakël me këngë e valle tradicionale.
Në dy ndeshjet e para në Euro 2024, Shqipëria humbi përballë Italisë, ndërsa me Kroacinë mori një pikë të artë, në fund të sfidës./ abcnews.al