Euro 2021 mund të zhvillohet në Britaninë e Madhe. Plani fillestar i UEFA-s ishte që kompeticioni prestigjioz të luhej në 12 qytete të ndryshme të Europës, por pandemia e bën të pamundur një gjë të tillë.
Sportsmail raporton se krerët e UEFA-s po negociojnë me drejtuesit e FA (Federata Angleze e Futbollit). Opsioni Rusi, i lakuar në media kohët e fundit, nuk pëlqehet shumë dhe po tentohet një marrëveshje për zhvillimin e Euro 2021 në ishull.
Ndërkohë, ka shpresa dhe optimizëm në lidhje me praninë e publikut në stadiume. Sigurisht që tifozët do t’i nënshtrohen tamponëve dhe vetëm ata që rezultojnë negativë mund të futen në stadium.
Bisedimet mes UEFA-s dhe drejtuesve të FA vazhdojnë dhe janë në rrugën të mbarë. Mediat angleze raportojnë se vendimi final se ku do të luhet Euro 2021 do të merret brenda dy muajve të ardhshëm. /abcnews.al