EURO 2020 po ndizet dita-ditës dhe sot është një ato ditët që dhuron një nga përballjet më të nxehta. Grupi F është më i forti, pasi në të bëjnë pjesë rekordmenët e Gjermanisë, Franca favorite dhe Portugali kampione në fuqi e Europës.
Sonte portugezët luajnë kundër Hungarisë prej orës 18:00 dhe do tentojnë ta nisin me këmbën e mbarë, që të kalojnë grupin pa probleme. Sfida tjetër, ajo e mbrëmjes, është e denjë për një finale.
Franca dhe Gjermania zbresin në fushë prej orës 21:00 në “Allianz Arena” të Bayern Munich, ndërkohë që trajnerët Deschamps dhe Loë kanë menduar edhe për rreshtimet e skuadrave të tyre.
Kampionët e botës pritet të luajnë me Lloris në portë, për të vijuar me dyshen bavareze, Pavard Hernandez, nga krahët e mbrojtjes. Prapavija plotësohet me Varane Kimpembe. Kante e Pogba janë të padiskutueshëm, ndërkohë që favorit është edhe Rabiot.
Në sulm Benzema e Mbappe do të mbështeten nga Griezmann. Gjermania nga krahu tjetër e nis me Neuer, kurse para tij ka gjasa të rreshtohen Ginter, Hummels dhe Rudiger. Kimmich dhe Gosens pritet të pozicionohen nga krahët, ndërsa Kroos e Gundogan në qendër të mesfushës. Në sulm Havertz e Muller mbështesin Gnabry.
FRANCË-GJERMANI, FORMACIONET E MUNDSHME
FRANCA (4-3-1-2): Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Kante, Pogba, Rabiot; Griezmann; Mbappe, Benzema
GJERMANIA (3-4-2-1): Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Kroos, Gundogan, Gosens; Havertz, Muller; Gnabry
/abcnews.al