Euro 2020 është futur në ditën e tretë dhe po kaq sfida do të luhen sot. Në orën 15:00 zhvillohet një ndeshje shumë e bukur në “Wembley” të Londrës. Vendasit e Anglisë do të përballen me Kroacinë, ekipin nënkampion të botës.
Dy favoritët e grupit D do të masin forcat mes tyre, me synimin për ta nisur me fitore kompeticionin. Dueli i fundit mes Anglisë dhe Kroacisë u luajt tre vite më parë. Një takim për Nations League, që u fitua 2-1 nga “Tre Luanët”.
Kramariç kalonte kombëtaren ballkanase në avantazh, por Anglia përmbyste gjithçka falë golave të Lingard dhe Harry Kane. Ora 18:00 sjell debutimin e Maqedonisë së Veriut në një Europian. Përballë Austria e David Alaba, takim i grupit C.
Sunday at #EURO2020:
??????? England v Croatia ??
?? Austria v North Macedonia ??
?? Netherlands v Ukraine ??Predictions, please ?
— Goal (@goal) June 12, 2021
Ndeshja do të luhet në “Arena Naționala” të Bukureshtit. Te Maqedonia e Veriut luajnë disa futbollistë me origjinë shqiptare si: Ezgjan Alioski (Leeds), Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Ferhan Hasani (Partizani), Enis Bardhi (Levante) dhe Arijan Ademi (Dinamo Zagreb).
Këto dy skuadra ishin në një grup në kualifikueset e Euro 2020, dhe të dy ndeshjet u fituan nga Austria. Në mbrëmje Holandë-Ukrainë (21:00), çifti tjetër i grupit C. Ndeshja do të luhet në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.
Tulipanët kanë ambicie të mëdha në Euro 2020 dhe sonte do të synojë vetëm fitoren, por përballë ka djemtë e fortë të Andriy Shevchenkos. 11 vite ka që nuk ndeshen me njëra-tjetrën këto dy ekipe. Miqësorja e vitit 2010 përfundonte në barazim 1-1. /abcnews.al