Pas arrestimit të djeshëm të Sali Mustafës, zyrtarë të EULEX-it sot kanë zbarkuar në zyrat e veteranëve të UÇK-së.
Mediat kosovare raportojnë se aty po zhvillohet një aksion, ku pritet të ketë edhe arrestime.
Policë të armatosur të EULEX janë parë duke hyrë në zyrat e veteranëve.

Aktakuza kundër Mustafës ka të bëjë me veprat kriminale që ndërlidhen me ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sot në mëngjes, gazetari Milaim Zeka paralajmëroi se do të dalin të vërteta tronditëse në lidhje me disa ish komandantë të UÇK-së. /abcnews.al


