ardit uruci

atentati-peqin111.jpg
nev ila09:00 | 14/12/2019

Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e së premtes në anë të rrugës nacionale Elbasan-Peqin në fshatin Përparim.

Si pasojë e këtij atentati, mbeti i vdekur Andi Zylyfi, 26-vjeç me banim në këtë fshat dhe u plagos rëndë shoku i tij Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Megjithëse i është dhënë ndihma e parë 26-vjeçari ka mbërritur pa jetë në spital, ndërsa shoku i tij ka marrë plumba në kokë dhe në këmbë, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën .

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, persona ende të paidentifikuar nga policia, kanë qëlluar me breshëri armësh, në momentin kur ata ndodheshin në një automjet. Më pas ata janë larguar me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, dhe forca të FNSH, të cilat kanë rrethuar zonën përreth, dhe kanë ngritur postblloqe në akset kryesore, veçanërisht në akset Peqin-Elbasan dhe Peqin-Durrës.

Ende nuk bëhen të ditura motivet e kësaj ngjarje. Por mësohet se viktima viktima Andi Zylyfi ka lidhje familjare me Endrit Alibej e Arben Dylgjern, të cilët mbetën të vrarë në një atentat më 29 dhjetor të vitit të kaluar, në Bradashesh të Elbasanit bashkë me shtetasin turk Erdal Duranay.

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes. Por një pistë tjetër ku grupi hetimor po punon, ka të bëjë me detyrën e babait të viktimës, si punonjës i burgut të Peqinit. /abcnews.al

policia-pogradec.jpg
nev ila19:55 | 13/12/2019

Rreth 1 orë më parë në qytetin e Peqinit në fshatin Përparim, në rrugën nacionale Elbasan –Peqin, autorë ende të paidentifikuar nga policia kanë qëlluar me armë zjarri ndaj 2 personave ku për pasojë ka humbur jetën 23 vjecari, Andi Zylyfi, ndërkohë që personi tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën, në spitalin rajonal të Elbasanit.

Ndërkohë policia ka dhënë detajet e para:

“Peqin/ Informacion paraprak

Nē aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është qëlluar me armē zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjec dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndëruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.

Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë laguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale.

Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono