Ethet e Nilit, Kukësi një nga zonat më me rrisk

schedule13:17 - 18 Gusht, 2018

schedule 13:17 - 18 Gusht, 2018

Banorët e Kukësit janë më të rriskuar për tu prekur nga ethet e Nilit tashmë e përhapur në vendet fqinje. Megjithëse ende nuk ka ndonjë rast me këtë sëmundje, në spitalin e Kukësit ka kushte për përballimin e një situate infektimi.

Në Kukës nuk ka raste të infektuara me ethet e Nilit, por rrisku është i madh. Mjeku infeksionit në spitalin rajonal, Mark Nufi, thotë së rreziku ekziston. Por në rast shfaqjeje të kësaj sëmundje, nuk mund të ketë trajtim në Kukës.

Mark Nufi, mjek infeskionit: “Reparti infiktiv është i shpartalluar krejt. Nuk bëheta fjalë as për sëmundjet e zakonshme infiktive. Me 4 dhoma nuk zgjidhet problemi i infiktivit.”

Ethet e Nilit transmetohen përmes mushkonjave. E të tilla kushte ka plot në zonën ndërkufitare. Liqeni është njëri prej territoreve favorizues. Por edhe lëvizja e dyanshme e qytetarëve, mallrave, bagëtive duke u kthyer në bartes të rrezikshëm. Lokalet fare pranë kufirit janë ndër më të frekuentuarit e këtij sezoni. Qytetarët vijnë nga të gjitha anët. Unitet Fanaj, njëri prej pronarëve thotë se lokali dhe kompleksi i pishinave frekuentohen shumë. Ai flet për shtimin e masave profilaktike të higjenës, por edhe kontrollet e shpeshta që bëjnë inspektorët e shëndetësisë së Kosovës.

Unitet Fanaj: “Tash e kanë bërë edhe një variant shteti që edhe policia e Kosovës me qenë më shpesh nëpër pishina, nëpër restorante pavarsisht ku ka njerëz që frekuentojnë bizneset apo lokalet ka kontrolle të shpeshta.”

Në 10 ditëshin e fundit, rreth 20 persona kanë humbur jetën në Itali, Greqi, Serbi e Kosovë. Kurse shumë të tjerë rezultojnë të prekur nga ethet e Nilit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!