Valon Ethemi do të jetë pjesë e Zaglebie Lubin, në Poloni. Mesfushori anësor, i cili spikati në tre sezone ke Kukësin, ka bërë një hap përpara në karrierë dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes me klubin e ri.
Polakët ka postuar një foto të Ethemit, gjatë testeve mjekësore një ditë më parë. Tani pritet të bëhet publike edhe nënshkrimi i kontratës, që pritet të jetë 2 vjeçare me opsion për ta zgjatur edhe një vit tjetër.
‼️ Valon Ethemi na testach medycznych w Zagłębiu Lubin
22 – letni Albańczyk, który posiada również obywatelstwo Macedonii Północnej, przechodzi ostatnie badania przed podpisaniem kontraktu. pic.twitter.com/IPBWWWWeWq
— Zagłębie Lubin (@ZaglebieLubin) August 4, 2020
Ethemi është 22 vjeç dhe Kukësi do të përfitojë nga ky transferim i tij i parë jashtë vendit. Rregullat e FIFA-s janë të qarta dhe Zaglebie Lubin do të duhet të paguajë 60 mijë euro te klubi verilindor, shifër kjo për tre vitet e formimit. /abcnews.al

