Ethe dhe lodhje, Kisha Ortodokse: Janullatos është karantinuar në Athinë

schedule22:54 - 27 Nëntor, 2020

schedule 22:54 - 27 Nëntor, 2020

Problemet shëndetësore të Kryepeshkopit Janullatos ngjallën shqetësim, por Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë thekson në një reagim se me kalimin e kohës pritet rikthimi i plotë i shëndetit të tij, pasi analizat dolën shkëlqyer.

Fortlumturia e Tij, Anastasi, vazhdon të jetë i karantinuar në shtëpi në Athinë. Analizat e tij mikrobiologjike dolën shkëlqyer. Me kalimin e kohës pritet edhe rikthimi i plotë i shëndetit të tij. 

Falënderojmë për interesimin e vazhdueshëm të miqve të shumtë, “duke u gëzuar në shpresë, duke duruar në shtrëngime, duke këmbëngulur në lutje” shkruan Kisha Ortodokse.

Pasi doli nga spitali në Athinë ku qëndroi për disa ditë për shkak se u infektua me koronavirus, Kryepeshkopi të mërkurën kishte ethe dhe lodhje, diçka që shqetësoi të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët kontaktuan mjekët.

Këtë mëngjes një ekip mjekësor e vizitoi atë në shtëpinë e tij për ta ekzaminuar dhe vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!