“Estrada e Tiranës dha shfaqje në Peshkopi”, trombisti i njohur tregon si u dashurua me instrumentin

schedule09:50 - 19 Tetor, 2023

schedule 09:50 - 19 Tetor, 2023

Dekani i Fakultetit të Muzikës dhe trombisti, Isak Shehu ka rrëfyer fillimet e tij në muzikë.

I ftuar në “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ai ka treguar se ishte vetëm 12-vjeç kur nisi të pëlqente trombën, gjatë një shfaqje që estrada e Tiranës dha në Peshkopi.

Sakaq, ai ka zbuluar se një ndër mësuesit, që e ndihmoi në këtë rrugëtim dhe që do ta mbajë mend gjithë jetën, është Zef Çoba.

“Unë isha 12-vjeç kur vjen estrada e Tiranës në Peshkopi dhe e pamë estradën. Gasper Çurçia ka qene një trombist shumë i këndshëm dhe luante muzikë autodidakte. Shiko dhe unë nga gjimnazi vij, pastaj erdha në shkollë, isha autodidaktë dhe unë, paçka se kisha pedagogë shumë të mirë. Luan Gasperi atë natë me tromb dhe i them babës, unë dua të bëhem trombist. Domethënë frymëzimi ka qene Gasperi dhe pastaj fillova me Toninin, i cili këtë instrument e ka luajtur në bandën e Prenk Jakovës në Shkodër. Me Tonin fillimisht, më pas kur erdhi Zef Çoba që isha në gjimnaz unë, me atë mësova shumë më tepër, mësova harmoni, kompozicion, solfezh dhe çdo gjë për muzikën. Unë këtyre dy shkodranëve, ia di për nder, por Zefi ishte ai që më dha dorën e fundit. Sa herë që e shoh si instrument, më lëviz diçka. Më këtë kam luajtur për herë të parë. Si prodhim është i ’55, por unë në ’69 e kam marrë, më ka rënë në dorë mua. Instrumentet e drurit, si harqet duhet të jenë sa më të vjetra që të jenë më akusitike. Megjithatë, nuk prish punë, sepse sa më të reja të jenë aq më të mira janë”,  u shpreh Shehu./abcnews.al