“Eskobari” 2 vjet në arrati, Sollaku: Balili nuk i është shmangur drejtësisë

schedule21:45 - 15 Janar, 2019

schedule 21:45 - 15 Janar, 2019

Pak orë pas dorëzimit, avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollakut, tha se klienti i tij nuk i ishte fshehur drejtësisë. Avokati Sollaku ngriti dyshime për cilësinë e provave të Prokurorisë.

Klement Balili qëndroi për dy vite në arrati, por avokati i tij, Theodhori Sollaku tha se biznesmeni nuk i ishte shmangur asnjë moment drejtësisë.

Theodhori Sollaku, avokat: “Sepse gjatë dy viteve drejtësia shqiptare nuk ka kryer asnjë veprim procedurial që të ishte e domosdoshme prania e tij. Është e vërtetë që ditët e fundit është negociuar mes tij dhe familjarëve dhe sot u gjendën modalitetet për t’u vetëdorëzuar”.

Avokati tha se klienti i tij ka marrë vetëm garancitë ligjore, por ngriti dyshime për cilësinë e provave të Prokurorisë.

“Dosja është në atë gjendje që ka qenë më parë. Provat për fatkeq janë të dyshimta dhe ajo që quhe tprovë nuk ka ansjë dëshmitar, asnjë bisedë telefonike të përgjuar”.

Në formë batute, avokati tha se me arratinë e tij, Balili ka kursyer financiarisht shtetin shqiptar.

“Vendosi që të dorëzohet se shteti do paguante ushqimin, fjetjen, do mbante policë për ruajtjen në burg dhe kjo duhet marrë në konsideratë se kostoja e një të burgosuri është 50 euro në ditë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!