Esin Hakaj do ta vazhdojë karrierën jashtë vendit. Mbrojtësi shkodran ka dalë lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Partizanin.
“Demat” arritën marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Emiljano Musta nga Laçi dhe Hakaj ishte i fokusuar te ofertat jashtë vendit.
Samsunspor, sikurse abcnews.al ka raportuar prej kohësh, i bëri një ofertë dhe problemi i vetëm ishte numri i të huajve në skuadrën turke.
Në Ligën e Parë lejohen vetëm pesë të huaj dhe për Hakajn nuk kishte hapësira, pasi Samsunspor shtoi në ekip edhe Erald Çinarin.
Mbrojtësi tani ndodhet në Turqi dhe mediat atje raportojnë se ka një marrëveshje në parim mes palëve, por ende nuk ka një njoftim zyrtare. / abcnews.al