“Është vetëm fillimi”/ Hezbollah nis sulmet me dron ndaj Izraelit, 5 të plagosur

schedule13:54 - 6 Gusht, 2024

schedule 13:54 - 6 Gusht, 2024

Grupi i armatosur i Libanit, Hezbollah nisi një seri sulmesh me dron dhe raketa në veri të Izraelit të martën, por paralajmëroi se hakmarrja e shumëpritur për vrasjen e një komandanti të lartë nga Izraeli javën e kaluar nuk ka ardhur ende dhe se ky është vetëm fillimi.

Hezbollahu tha se sulmoi dy qendra ushtarake pranë Acre në veri të Izraelit dhe gjithashtu një automjet ushtarak izraelit në një tjetër vend.

Ushtria izraelite tha se kishte arritur të kapte dronët, duke theksuar se pesë civilë mbetën të plagosur në jug të qytetit bregdetar të Nahariya. Sipas informacioneve, një prej të plagosurve është në gjendje kritike.

Ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë Ali Jawad, komandantin e Radëan, në një sulm ajror në një fshat në Libanin jugor.

Sipas ushtrisë izraelite, sulmi ndaj Jaëad është “dëm i madh për aftësinë e Hezbollah për të promovuar dhe kryer operacione terroriste nga Libani jugor kundër Izraelit në kufirin verior”.

Përveç Ali Jawad, megjithatë, Hezbollah është zotuar të hakmerret për vdekjen e komandantit të tij Fouad Shukr në Bejrut, duke ngritur shqetësime se një përshkallëzim i madh mund të çojë në përhapjen e konfliktit në rajon.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!