Marco Branca ishte drejtor sportiv i Interit në vitet 2003-2014. Shumë suksese përjetoi e plot trofe fitoi te zikaltrit, teksa historia u shkrua në vitin 2010. Ekipi italian në drejtimin e Jose Mourinhos, një idhull dhe legjendë në Milanon zikaltër, fitoi Tripletën e famshme.
55-vjeçari italian flet rreth suksesit të paharrueshëm, teksa shpreh bindjen që Interi do ia dalë përsëri të fitojë Tripletën. Branca zbulon edhe një prapaskenë merkato, që lidhet me Marek Hamsik. Mesfushori sllovak ishte një objektiv, por kapiteni e kishte mendjen vetëm te Napoli.

“Nuk ishte aspak e lehtë për të fituar Tripletën, shumë gjëra duhet të përputheshin mes tyre. Përsëtitja e asaj arritje nuk është e paarritshme, rekordet barazohen ose tejkalohen gjithmonë. Është vetëm çështje kohe që Interi të fitojë sërish Tripletën.
Merkato? Tentuam të merrnim Hamsik ato vite, por ai ishte shumë i lidhur me Napolin dhe nuk mund të bënim asgjë. Lavezzi? Jo, nuk ishte e vërtetë, ishin vetëm zëra merkato, nuk kemi tentuar ta sjellim tek Interi“, kujton Branca. /abcnews.al



