“Është thënë se mund të vdesin me miliona”, gazetarja e “Zërit të Amerikës”: Amerikanët po i nënshtrohen realitetit

schedule22:29 - 30 Mars, 2020

schedule 22:29 - 30 Mars, 2020

Në një lidhje më “ABC News” gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Ardita Simiçi ka folur për situatën në SHBA. Ajo theksoi se numri i të infektuarve po vazhdon të rritet, ndërsa theksoi se edhe numri i vdekjeve po rritet me ritme të shpejta.

Gjithashtu Simiçi theksoi se gjendja për momentin është alarmante dhe se pandemia po përhapet me shpejtësi.

“Në shtetet ku dendësia e popullatës është e lartë, edhe numri i të prekurve pritet të jetë shumë i lartë. Çdo ditë është shumëfishuar numri i të prekurve.

Mendohej që sëmundja nuk përhapej në zonat më pak të populluara dhe kjo po i shqetëson specialistët. Shpresohej që sëmundja nuk do të lëvizte shumë shpejt në vendet tropikale, por edhe kjo tashmë po kundërshtohet”, u shpreh Simiçi.

Si po e menaxhon situatën administrata e Trump?

Simiçi: Tashmë gjithnjë e më shumë Donald Trump po dëgjon specialistët. Duket sikur presidenti Donald Trump e ka përqafuar më në fund këtë realitet të frikshëm.

Tani që u bë e qartë se sa e frikshme është kjo sëmundje, qeveria fedarale e ka marrë situatën në dorë.  Në këto momente qeveria federale ka angazhuar të gjitha institucionet ti përgjigjen këtij realiteti.

Më tej ajo theksoi se kjo situatë nuk u pranua në fillim, ndërsa tani qytetarët amerikanë kanë treguar një lloj solidariteti.

“Ata respektojnë masat, rregullat, në një kohë që na është thënë se mund të vdesin me miliona, amerikanët po i nënshtrohen realitetit”, u shpreh Simiçi./abcnews.al