Olaf Scholz ka mbuluar me një fasho të zezë syrin e djathtë pasi u rrëzua gjatë një stërvitje duke pësuar dëmtime të lehta në fytyrë.
Pas njoftimeve se ai do të anulonte të gjitha takimet e tij, kancelari gjerman në fakt ka njoftuar se do të zhvillojë sërish takimet por duke mbajtur një fasho të zezë në njërin sy.
Wer den Schaden hat…
Bin gespannt auf die Memes. Danke für die guten Wünsche, sieht schlimmer aus, als es ist! pic.twitter.com/bB5INX8HnM— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) September 4, 2023
“Jam kurioz për memet. Është më keq seç duket,” ka shkruar ai në “X” (ish-Twitter), duke postuar një foto të tij.
Përveç fashos së zezë, në një nga fotot e shpërndara aty shihen edhe gërvishtjet rreth syrit të djathtë, rreth hundës dhe mjekrës.
/abcnews.al