“Është lajthitje ta mendosh…”, Klevis Balliu: Protesta e 6 dhjetorit është kundër Edi Ramës

schedule21:16 - 23 Nëntor, 2022

schedule 21:16 - 23 Nëntor, 2022

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka sqaruar në emisionin “Bardh a Zi” se protesta e 6 dhjetorit në Tiranë është kundër Edi Ramës dhe jo përfaqësueve të BE-së.

Ai tha se BE duhet të dijë se qytetarët shqiptarë janë me Procesin e Berlinit dhe jo Ballkanin e Hapur, ndërsa renditi arritjet europiane të PD-së.

“Lajthitje është të mendosh që kjo është lajthitje. Ajo ça është problem dhe krahasohet shpesh me Francën, Anglinë… po ku ka në Francë dhe Angli të dalin me lidhje me baron droge në biznese, ku ka nëpër Europë të paguash inceneratorë që nuk ekzistojnë. Bashkimi Europian duhet të dijë se qytetarët shqiptarë nuk janë me Ballkanin e Hapur, janë me Procesin e Berlinit. Çfarë thotë ai gjatoshi kur ulet në tavolinë me këta. Shqiptarët janë me procesin e Berlinit, jo të dalë ky atje të thotë “ju s’na keni marrë, ju s’na keni futur.” Protesta dihet që është kundër Edi Ramës. Si mund të mendohet që Partia Demokratike, që ka bërë stabilizim-asociimin, liberalizim e vizave dhe këtyre iu vetëpërmbahesh se ata e njohin mirë këtë opozitë”, tha Balliu.

/abcnews.al