Është kthyer në të preferuarin e Xavit, Barça mendon t’i ofrojë rinovimin talentit 18-vjeçar

schedule12:15 - 1 Tetor, 2022

schedule 12:15 - 1 Tetor, 2022

Alejandro Balde është kthyer në lojtarin e preferuar të Xavi Hernandez në këtë sezon, me 18-vjeçarin që ka surprizuar drejtuesit me paraqitjet e tij.

Mbrojtësi i majtë ka arritur të fitojë duelin  me Jordi Alban dhe Marco Alonson në repartin e mbrojtjes duke nisur si titullarë, ndërsa ka lënë në stol dyshen me eksperiencë.

Megjithatë kontrata e Baldes me Barcelonën skadon në verën e vitit 2024 dhe katalanasit duan ta blindojnë me një kontratë të re afatgjate.

18-vjeçari është shumë i lumtur në “Camp Nou” dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re.

“Balde luan sepse po bën shumë mirë. Ai ka pasur një parasezon shumë të mirë dhe meriton të luajë. Nëse flasim për meritokraci, ky është momenti i tij.

Jam shumë i lumtur për të, ai po tregon një personalitet të madh. Balde ka një kapacitet shumë të mirë sulmues. Ai është një djalë i shkëlqyer dhe stërvit shumë mirë”, ka deklaruar Xavi.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se tanimë drejtuesit e Barçës janë në kontakte me agjentin e lojtarit ku do t’i propozojnë vazhdimin e kontratës deri në vitin 2027 me Balden që do të fitoj edhe rritje të konsiderueshme page. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!