PSG u eleminua nga Champions League mbrëmjen e djeshme, teksa u mposht nga Real Madrid me rezultatin e përgjithshëm pas dy takimeve 2-3.
Shumë kritika për këtë eleminim për PSG, të cilët synim kryesorë kishin edhe fitimin e trofeut të shumë lakmuar të Champions League.
Tifozët e PSG-së, por edhe mediat franceze, po godasin fort drejtuesit e PSG-së pas një rënie të re të hershme në kompeticionin më elitar të futbollit të klubeve dhe nuk kursehen as futbollistët.
Neymar është në qendër të kritikave. Braziliani është identifikuar si një problem kyç për skuadrën e Parisit dhe është kritikuar ashpër nga gazetari Daniel Riolo.
“Neymar duhet të largohet, ai nuk është më futbollist, vendi i tij është në javën e modës”, ka shkruar një bashkëpunëtor i RMC në profilin e tij në Tëitter, duke shtuar: “Ai është një idiot!”.
Daniel Riolo : « Neymar, il faut le dégager, ce n’est plus un joueur du foot, il doit aller à la fashion week. C’est un tocard ! »
(After) pic.twitter.com/2rd080bLHe
— Actu Foot (@ActuFoot_) March 9, 2022
/f.a/abcnews.al