Të tjera pamje kanë dalë nga vrasja e shqiptarit Arjan Rizaj në Ekuador. Në videot e publikuara nga mediat e huaja shihet edhe makina e bërë ‘shoshë’ nga plumbat. Gjithashtu forca policia kanë rrethuar menjëherë zonën, ndërsa qytetarë të shumtë thërrasin “është gjallë”, “hapeni derën”, ndërsa bëjnë thirrje që ta shpëtojnë.
53-vjeçari shihet i shtrirë në tokë, teksa qytetarët tentojnë të hapin derën e spitalit për ta futur brenda. Arjan Rizaj u ekzekutua me armë në Guayaquil të Ekuadorit. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor rreth orës 20:30.
Guayaquil , se confirma que el ciudadano que murió tras ser víctima de sicarios en los exteriores del hospital Luis Vernaza era de nacionalidad Albanesa .. pic.twitter.com/hRUxuwN372
— Noticias Virales (@NotiViralesEc) November 10, 2023