“Është ende shumë shpejt”, shkollat refuzojnë urdhrin e Johnson për rihapjen e tyre

schedule10:30 - 29 Maj, 2020

schedule 10:30 - 29 Maj, 2020

Disa shkolla britanike po kundërshtojnë vendimin e kryeministrit Boris Johnson për t’i dërguar fëmijët përsëri në klasa më 1 qershor, duke thënë se është shumë shpejt dhe e pasigurt të rihapen mes pandemisë së koronavirusit, shkruan Fox News.

Qeveria dëshiron që fëmijët të kthehen në shkollat fillore në faza nga 1 qershori pas mbylljes më shumë se dy muaj.

Dhjetra autoritete lokale kanë refuzuar të ndjekin orarin e rihapjes, ndërsa disa sindikata të mësuesve u kanë thënë anëtarëve të mos merren me planifikimin për një rifillim në qershor.

Mary Bousted, drejtuese e përbashkët e Unionit Kombëtar të Arsimit, javën e kaluar tha se plani “thjesht nuk është i sigurt, nuk është i drejtë, nuk është i realizueshëm”.

Në udhëzimin e saj për shkollat, Departamenti i Arsimit tha që maskat në fytyrë nuk rekomandohen në shkolla dhe pranoi se fëmijët e vegjël nuk mund të mbajnë udhëzimet për distancën sociale 1 metër.

 

Udhëzimi sqaron se klasat duhet të përgjysmohen dhe të kufizohen në një maksimum prej 15 fëmijësh dhe duhet të ndahen në grupe të vogla.

Sindikata e mësuesve NASUWT citoi se një sondazh prej 29,000 anëtarësh tregoi se vetëm 5 përqind mendojnë se plani është i sigurt, ndërsa prindërit e shqetësuar gjithashtu kanë filluar të vënë në dyshim nëse fëmijët do të jenë të sigurt./abcnews.al