“Është e vockël, s’e kupton që kritikat të rrisin”, Xhensila Pere flet pas përplasjes me Alesia Bamin

schedule11:27 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 11:27 - 22 Dhjetor, 2020

Xhensila Pere komentoi deklaratën e bujshme për Alesia Bamin, të cilën e konsideroi si prezantuesen më kot në televizionet shqiptare, gjë që shkaktoi më pas një përplasje virtuale mes tyre.

Në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, megjithëse theksoi se nuk ka asgjë personale me ish-velinën, e “thumboi” duke thënë se është “e vockël dhe akoma nuk e kupton që kritikat të rrisin”.

“Kam dhënë një mendim, më thanë kush të duket prezantuesja më kot. Ai/ajo që më bëri pyetjen ma tha më kot dhe unë thashë më kot është Alesia Bami, nëse moderatori do të më thoshte më pak i aftë, do të thoja më pak e aftë se të tjerat është Alesia Bami.

Nuk kam gjë, Alesia ka qenë e vockël 14-vjeç kur ka ardhur tek missi. Është e vockël dhe akoma nuk e kupton që kritikat të rrisin. Nëse Xhensila thotë që është kot apo ndonjë tjetër thjesht investo tek vetja, bëhu e aftë dhe mbyllja gojën Xhensilës.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!