Është e qartë, Rusia po bëhet gati të sulmojë: Kryeministri britanik bën paralajmërimin e fundit

schedule13:36 - 14 Shkurt, 2022

schedule 13:36 - 14 Shkurt, 2022

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka deklaruar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën.

Gjatë një vizite në Skoci, ai ka deklaruar se grumbullimi i trupave në kufirin ukrainas  dhe shumë prova të tjera tregojnë  përgatitjen e Rusisë për luftë. Sipas tij, situata është shumë e rrezikshme por presidenti rus Vladimir Putin ka ende kohë të tërhiqet.

Johnson  bëri thirrje për dialog, duke i kërkuar Rusisë të heqë dorë nga pushtimi i Ukrainës. Kryeministri  gjithashtu ka theksuar se Perëndimi tani më shumë se kurrë duhet të jetë i fortë dhe i bashkuar kundër agresionit rus.

Ndërsa vazhdojnë përpjekjet diplomatike globale  për të lehtësuar tensionet në Ukrainë, Downing Street thotë se nuk ka shenja se Rusia do të tërhiqet, duke shprehur shqetësimin se një pushtimi të afërt rus.

Zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson nga ana tjetër ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të eksplorojë “çdo rrugë të mundshme” për ta detyruar Rusinë të heqë dorë nga pushtimi i Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!