“Është e papërballueshme, nuk kemi bërë asnjë pushim”, Guardiola “xixa” me UEFA-n

schedule14:59 - 5 Prill, 2021

schedule 14:59 - 5 Prill, 2021

Ky sezon është një nga më të ngjeshurit ndonjëherë. Skuadrat janë në fushë çdo tre ditë pa ndalim dhe kjo i jep një ngarkesë të lartë fizike lojtarëve, që nuk e kanë luksin të pushojnë. Pep Guardiola është i shqetësuar për këtë. Ai kritikon ashpër UEFA-n dhe FIFA-n dhe akuzon dy qeveritë e futbollit se po dëmtojnë lojtarët.

“UEFA dhe FIFA po i dëmtojnë shumë lojtarët. Kjo është shumë e tepërt. Nuk kemi pasur asnjë pushim në fundjavë që në fillim të sezonit, as edhe një. Nuk ka asnjë lojtar që mund të përballojë gjithë këto, jo vetëm fizikisht, por as mendërisht. Është e pamundur. Lojtarët janë qenie njerëzore, nuk janë makina.

Sigurisht ata duan të luajnë në çdo ndeshje sepse kanë ego, por kjo është e pamundur. Pa bërë rotacion është e pamundur luftosh për të gjithë trofetë. Nëse nuk e bënim, s’do ishim këtu ku jemi. Kur unë bën rotacion dhe ne fitojmë njerëzit më thonë se jam gjeni dhe më urojnë, ndërsa kur humb më thonë përse bëra rotacion”, u shpreh Guardiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!