Autorja e librave për fëmijë, Rudina Çupi ka botuar së fundmi librin e saj të ri, “Është… Çëfësht!”, një aventurë ajrore për të gjithë lexuesit e vegjël.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, fituesja e letërsisë për fëmijë, ka ndarë detaje nga ky libër, duke thënë se bashkëpunëtorja e saj më e madhe është vajza e saj.
Sa i përket, librit “Gjyshja me zemrën prej ketri”, autorja zbuloi se flet për njerëzit që nuk i kemi pranë, por që na merr malli.
“Në fund të gjithë librat kanë lojërat gjuhësore, në mënyrë që fëmijët të vënë në zbatim ato që kanë mësuar. Këto ditë në Gjenevë po bëhet një panair i ri me libra dhe një mikesha ime i ka çuar atje për të mi promovuar. Bashkëpunëtorja ime më e madhe është vajza ime, e cila është pikënisja ime kryesore për librat.
“Gjyshja me zemrën prej ketri” flet për njerëzit që nuk i kemi pranë, për të cilët na merr malli, duke filluar nga gjyshja ime e cila u dëbua nga Çamëria, ndërsa më pas ndodhi eksodi në Durrës në ’90”, u shpreh Çupi./abcnews.al