Nuk është më një sekret se Xavi mund të jetë trajner i Barcelonës pas zgjedhjes së presidentit të ri të klubit. Ai është shumë i dashur për tifozët dhe në krye të Al Sadd ka treguar se ka mjaft aftësi, duke fituar trofe në çdo sezon.
Xavi jo vetëm e mendon veten e tij në drejtim të Barçës, por mendon edhe për lojtarët që dëshiron të sjellë në “Camp Nou”. Këtë e zbulon mesfushori i Al Sadd, Santi Cazorla. Spanjolli tregon se Xavi është shumë i interesuar për yllin e Villareal, Pau Torres.
24-vjeçari shihet si një nga më të mirët në treg dhe Barcelona ka shumë nevojë për një qendërmbrojtës të sigurt dhe të nivelit të lartë. Cazorla mendon se ai është brutal, në kuptimin e sigurisë, saktësisë së ndërhyrjeve dhe faktit se është i pamposhtur në zonën e tij.
“Unë mendoj se Pau Torres është një lojtar brutal, Xavi më pyet shumë për të. Ai është lojtar i ri, unë mendoj se është një futbollist brutal. Ka një personalitet të shkëlqyer. Ai ka shumë stilin e Barçës dhe ai ka vizion të mirë të lojës”, tregon Cazorla. /abcnews.al