“Është bërë si Nastradini”, naftëtaret pas reagimit të Ramës: Të na japë paratë, pastaj flasim

schedule11:17 - 19 Tetor, 2020

schedule 11:17 - 19 Tetor, 2020

 Naftëtaret kanë reaguar pas komunikimit të kryeministrit Edi Rama, i cili bën thirrje të heqin dorë nga greva dhe të ulen të bisedojnë, ata janë shprehur se pranojnë të flasin, por nuk do ta ndërpresin grevën.

“Të na japë një letër, të na hedhë në bankë rrogat tona që kemi fituar me gjyq, pastaj ulemi e negociojmë. Ai gënjen gjithmonë është bërë si “nastradini”, u shpreh një prej grevisteve.

Lexo edhe: Rama për naftëtarët: Ndërprisni grevën, hajde flasim

Gazetarja Valbona Davidhi gjithashtu raportoi se ata kanë shprehur gatishmërinë për të biseduar, por në kushtet që greva e urisë të vazhdojë.

Lexo edhe: Rëndohet shëndeti naftëtareve në Ballsh: Thirrje grave deputete, ministreve dhe ambasadores Kim

Po ashtu ata shpresojnë se do të ketë një solidaritet nga ana e  ambasadores Yuri Kim, pasi pavarësisht se i janë drejtuar ministres së Energjetikës apo grave deputete në Parlament, nuk morën asnjë përgjigje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!