Escobar takon Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin pas negociatave Kurti-Vuçiç në Ohër

schedule22:48 - 18 Mars, 2023

schedule 22:48 - 18 Mars, 2023

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas përfundimit të bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Escobar ka qëndruar si vëzhgues i dialogut i cili zgjati më shumë se 11 orë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

Escobar është duke u takuar edhe me kryetarin e BDI-së, ALi Ahmeti. Ndërkohë, gjatë pushimeve, bëhet e ditur se ka takuar Kurtin dhe Vuçiç./abcnews.al