Escobar në Shqipëri, Artan Hoxha: Në janar nis puna për bazën e Kuçovës

schedule22:10 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 22:10 - 9 Dhjetor, 2021

Zv/ ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar zhvilloi në Tiranë., një takim zyrtar, ku pati edhe një mesazh kundër korrupsionit në vend.

Duke folur për vizitën e Escobar, gazetari Artan Hoxha, tha përfaqësuesit amerikan nuk kryejnë dot arrestime, pasi kjo i takon institucioneve shqiptare. Ndërkohë sipas Artan Hoxhës, lajmi i mirë është se në janar fillon puna për hapjen e bazës së Kuçovës që do të shërbejë për forcat ajrore të NATO-së.

“Nuk është një ngjarje kaq e madhe sa thanë do ketë arrestime. Sot do pyesin njerëzit kush dhe pse do arrestohet? Kush e bëri këtë opinionin. Ai erdhi si një diplomat dhe bëri punën. Është i rëndësishëm, por nuk ka peshën që është përpunuar opinionin. Vendimet i bëjmë ne dhe arrestimet i bëjnë shqiptarët. Se nuk ka ambasada për arrestime. Lajm sot është se në Janar fillon baza e Kuçovës. Ky është lajm që baza ajrore do fillojë punimet dhe do jetë baza e NATO-së. Është në lidhje direkte me mbrojtjen e Shqipërisë. Kjo ishte vetëm për të spostuar vëmendjen. E vetmja gjë reale ishte bllokimi i trafikut. Jo të bllokojmë të gjithë qytetin dhe të mos njoftosh qytetarët.” tha Hoxha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!