I dërguari i posacëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ka nisur axhendën e takimeve në Tiranë.
Rreth orës 16:00 Escobar është parë të hyjë në ambjentet e kryeministrisë, ku pritet në një takim nga kreu i qeverisë Edi Rama. Më pas i dërguari i posacëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor do I drejtohet Presidencës, ku në orën 17:00 do të pritet në zyrë nga presidenti Bajram Begaj.
Nesër zyrtari i lartë amerikan do të takojë PD-në zyrtare, përkatësisht Enkelejd Alibeajn,Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun.
Pjesë e axhendës së Eskobar është bërë edhe Ilir Meta, edhe pse herën e fundit kur diplomati erdhi në Tiranë, nuk e takoi Metën që mbante postin e Presidentit.
Nuk do të ketë një takim me Sali Berishën, dhe me asnjë deptutet demokrat që e mbështet atë. Vizita vjen 2 ditë përpara celjes zyrtare të fushatës, dhe pak pasi Juri Kim e ka quajtur Berishën një zjarvënës që nuk meriton të votohet nga shqiptarët./abcnes.al