Erzeni nis merkaton, i merr një durrsak Egnatias

schedule16:25 - 3 Janar, 2020

schedule 16:25 - 3 Janar, 2020

Egnatia ka njoftuar largimin e parë nga skuadra. Mesfushori Xhonatan Lajthia, i marrë në huazim nga Teuta, nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Artan Bano në pjesën e dytë të sezonit.

Lajthia do të mbetet në Kategorinë e Parë. Te Teuta nuk ka hapësira dhe i riu kërkon që të luajë rregullisht. Diçka të tillë ia mundëson skuadra e Erzenit, ku edhe ai pritet të rikthehet.

Sezonin e shkuar ai u aktivizua si titullar me shijakasit, madje shënoi edhe katër gola. Lajthia nuk do të jetë i vetmi që do të përforcojë skuadrën e Stavri Nicës, pasi në vazhdim do të ketë edhe afrime të tjera. / abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B63LWP7B5Cq/?igshid=dnps5nj4bsg0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!