Erzeni ia del, Oriku godet keq Partizanin B. Elbasani e bën sefte me Flamurtarin

schedule16:58 - 24 Prill, 2021

schedule 16:58 - 24 Prill, 2021

Erzeni merr tre pikë qetësie, Partizani një goditje të rëndë dhe Elbasani i gëzohet fitores së parë sezonale, ndaj një Flamurtari që ka marrë rrugën për në Kategorinë e Dytë.

Shijakasit morën tre pikë me vlerë kundër Veleçikut të vendit të fundit në transfertë. Për Erzenin shënoi që në fillim Levendi, kurse më pas Hyska me penallti i mbylli të gjitha llogaritë.

Humbje  e rëndë për Partizanin B në shtëpi, ndaj Orikut rival direkt. “Demat” janë drejt rikthimit në Kategorinë e Dytë, pasi vlonjatët fituan me një gol të Qejvanit me penallti.

Në Vlorë ndërkohë Flamurtari kapitulloi ndaj Elbasanit, që deri më tani kishte marrë vetëm një pikë në kampionat. Kalu realizoi golin e vetëm, që tregon krizën totale të kuqezinjve. /abcnews.al

Kategoria e Parë – Grupi A dhe B (Play-out)
E shtunë, më 24 prill, ora 15:00
Veleçiku-Erzeni 0-2
Shënues:
Levendi 16’, Hyska (pen.) 81’
Partizani B-Oriku 0-1
Shënues:
Qejvani (pen.) 50’

 

Flamurtari-Elbasani 0-1
Shënues:
Kalu 76’

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!